Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar i afërm i të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku

Gjatë njoftimit për aksionin e policisë, ministri i brendshëm Xhelal Sveçla ka dhënë edhe detaje tjera që lidhen me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës në Banjskë, Afrim Bunjaku.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojevic, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojevic, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.  Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bartë gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe, ka bërë të ditur Sveçla. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *