Disa serbë brohorasin kundër UÇK-së para burgut të Speciales në Hagë

Disa serbë janë ndalur për të bërë fotografi para objektit të burgut të Gjykatës Speciale në Hagë, në të cilin ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim tash e disa vjet tashmë, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Disa prej ish-ushtarëve, tashmë janë dënuar me burgim.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Serbët, siç shihen në disa fotografi të dërguara në adresë të Gazetës Express, kanë provokuar, sipas disa burimeve që thonë se ata “kanë brohoritur në kohën kur supozohej se Hashim Thaçi dhe të tjerët kishin dalë për shëtitje në oborr”.

Serbia, Serbia” dhe “Poshtë UÇK, poshtë Kosova”, ishin disa nga thirrjet, sipas një burimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *