Gjendet pa shenja jete polici i Kosovës

Sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Alban Tolaj është polici 47-vjeçar, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, i cili tha se dyshohet se polici është vetvrarë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Megjithatë, në përgjigjen e Policisë thuhet se po vazhdojnë hetimet për vdekjen e viktimës, duke shqyrtuar të gjitha aspektet për zbulimin e rrethanave të rastit.

Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, kanë thënë nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *