Dalin pamjet e reja, tavolina e Kosovës e vetmja pa flamur shtetëror në Kongresin e UEFA-s në Beograd

Tashmë kanë dalë pamje të reja nga Kongresi i UEFA-s në Beograd.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Dhe, është konfirmuar ajo se çfarë komunikoi Federata Serbe e futbollit, se janë hequr simbolet e Kosovës nga ky Kongres.

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Markus Weidner teksa po qëndron në Kongres, dhe para tij është vetëm logoja e FFK-së, pa flamur shtetëror, siç e kanë shtetet tjera.