Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 17-vjetori i Pavarësisë e zë Kosovën me arritje dhe suksese që janë punuar mbi amanetin e dëshmorëve.
Kurti nga mbledhja solemne e qeverisë për nder të përvjetorit të pavarësisë u ka uruar gjithë qytetarëve të Kosovës 17-vjetorin e shtetësisë.
Liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e cila mundëson që të dëgjohet zëri i popullit dhe të drejtat e tyre”, tha Kurti.
“Republika jonë është më e fortë se kurrë. Ekonomia po rritet shpejt dhe qëndrueshëm, kemi ndërtuar shtet solidar për qytetarë. Po lëvizim në 38 shtete pa viza. Kurse jemi indeksuar më lartë për rend dhe ligj. Kosova prinë edhe për të drejtat politike dhe civile”, ka thënë Kurti.