Pas takimit me sekretarin e jashtëm të Britanisë David Lammy, Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se Lammy është një mik i çmuar i Kosovës. “Propozova marrëveshje të avancuar strategjike në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, e cila u mirëprit nga Sekretari Lammy. Diskutuam edhe për mbështetjen e palëkundur britanike për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, sigurinë rajonale, dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik”, ka shkruar ndër të tjera Presidentja Osmani.
Ajo theksoi se ai shtet jemi të përkushtuar ta konkretizojmë këtë partneritet dhe të fuqizojmë më tej aleancën tonë me Mbretërinë e Bashkuar. “Kosova mbetet e vendosur për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e paqes, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë”, ka thënë Presidentja Osmani.
