Kurti takon Sonja Biserkon

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko. Së bashku diskutuan mbi situatën aktuale, zhvillimet në rajon, zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare dhe rëndësinë e vlerave dhe historisë në politikë si dhe perspektivat për të ardhmen. Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim me qëllim gjithëpërfshirjen dhe një shoqëri të drejtë, progresiste e demokratike. Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Biserko për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *