Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se presin që “shumë shpejt” të themelohet Qeveria e re.
“Krejt çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht Parlamenti duhet të konstituohet”.
I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat për votimin e Qeverisë, Konjufca u shpreh optimist.
“Besoj që i kemi numrat”, tha shkurt Konjufca. Presidenca ka njoftuar se gjatë ditës do të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit.