Edin Nevzadi i ka ikur organeve të drejtësisë së Kosovës. Ai është regjistruar si shtetas i Serbisë. Në seancën e fundit nuk u paraqit në gjyq. Dhe bash në këtë kohë, në po të njëjtin aplikacion – Telegramin rus, është hapur edhe një grup tjetër që po kryen veprimtari të njëjtë kriminale: publikon materiale private e të dhëna të grave shqiptare. “Chat ON”. ky është mesazhi me të cilin ka rinisur aktivitetin edhe një grup sikurse dikur AlbKings.
Edhe ky në platformën ruse telegram. Për më pak se 24 orë ka grumbulluar afro 8 mijë burra shqiptarë.Deri në 600 prej tyre vazhdimisht janë aktiv në të.
Hapja e këtij grupi vije në kohën kur administratori i AlbKings, Edin Nevzadi i iki drejtësisë kosovare.
U la pa masë paraburgimi, dhe më, Nevzadi – një shtetas i Republikës së Serbisë, nuk u paraqit në gjykatë.
Gjykata Themelore në Prishtinë, i kishte shqiptuar dënim me burgim prej 21 muajsh (1 vit e 9 muaj) dhe një gjobë prej 5000 eurosh, Florent Poroshticës, njërit nga administratorët e grupit “Albkings”.
Ish-administratori i “Albkings”, Edin Nevzadi, ishte arrestuar më 17 prill 2024 dhe ishte liruar nga paraburgimi në tetor 2024, pasi kishte pranuar fajësinë.
Sipas njoftimit të gjykatës, më 17 tetor 2024, ishte pranuar kërkesa e Prokurorisë Themelore për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Nevzadit, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Ai kishte dhënë adresën e saktë të vendqëndrimit në Kosovë dhe kishte premtuar se do të paraqitej para organet e drejtësisë çdo herë që do t’i kërkohej.