Nga 3 prilli gjobat e trafikut dërgohen në adresë të pronarit të automjetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 3 Prill 2025, do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

📢 Njoftim nga Policia e Kosovës 🚔

🔹 Dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit

📅 Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

📨 Si do të dërgohen gjobat?

✅ Përmes Postës së Kosovës 📬

✅ Përmes platformës e-Kosova 💻

🛑 Çka duhet të dini?

🔸 Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.

🔸 Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.

🔸 Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.

💰 Lehtësira për qytetarët

✅ Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!

✅ Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.

🚗 A keni shitur një automjet?

Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.

⚠️ Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! 🚦

Policia e Kosovës 🚔 | Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *