Arrestohen tre persona në flagrancë për vjedhje 

Policia në Ferizaj ka arrestuar 3 persona në Ferizaj.  Nga hetimet e para rezulton se pesë persona – dy të rritur, A.H. (24 vjeç) dhe A.H. (20 vjeç), si dhe tre të mitur – dyshohen për kryerjen e vjedhjeve në dy shtëpi dhe tentativën për vjedhje në një shtëpi tjetër.
Detajet e vjedhjeve:
Nga njëra shtëpi dyshohet se janë vjedhur rreth 10,000 euro para të gatshme.
Nga një shtëpi tjetër janë vjedhur 40 litra derivate nafte nga një eskavator.
Gjatë operacionit policor, dy të rriturit dhe njëri nga të miturit, E.S. (16 vjeç), u arrestuan në vendngjarje, ndërsa dyshohet se dy të miturit e tjerë kanë arritur të largohen dhe janë ende në kërkim.
Provat e sekuestruara nga policia:
– Një veturë,
– Një thikë,
– Dy kapela në formë maskash,
– Tre bidonë të mbushur me naftë,
-Katër telefona celularë,
-Mbi 1,000 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të arrestuarit janë ndaluar në mbajtje – dy të rriturit për 48 orë dhe i mituri për 24 orë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *