Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur dyshime të thella në lidhje me mundësinë e formimit të Qeverisë Kurti 3. Ai tha se AAK vazhdon të mbetet e përcaktuar për një koalicion të opozitës dhe nuk beson se Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë të formojë qeverinë e tretë të Albin Kurtit.Sipas tij, askush nga partitë e opozitës nuk do të bashkëpunoje me Vetëvendosjen, duke e përjashtuar mundësinë e një koalicioni me pozitën.Haradinaj thotë se edhe NISMA është e përcaktuar për të mbetur në opozitë.Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës. Nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj [se do të formohet Qeveria Kurti 3], nuk i kanë numrat, po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër,” tha Haradinaj për KosovaPress.
Haradinaj: Kurti nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë. NISMA është e përcaktuar për të mbetur në opozitë

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!