Osmani kujton përvjetorin e masakrave në Rahovec dhe Suharekë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e masakrës në Pastaselë të Rahovecit dhe atë në Burim të Malishevës. Një çerek shekulli më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen krime të tmerrshme kundër popullsisë civile në Kosovë. Më 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 burra, gra dhe fëmijë u vranë e u masakruan brutalisht. E njëjta valë dhune vazhdoi në Burim të Malishevës, ku 42 civilë të pafajshëm u ekzekutuan pa mëshirë. Por kujtesa jonë nuk zbehet. “Historia nuk mund të harrohet. Me përkushtim dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi”, ka shkruar Osmani. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!
Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *