Sot raportua se një person është gjetur i vdekur në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.
Lidhur me rastin, për Klankosova.tv janë deklaruar nga kjo kompanim, duke konfirmuar se i ndjeri ishte punëtor i sigurimit fizik, kompanisë të kontraktuar për shërbime të sigurisë.
“Lidhur me interesimin tuaj, ju konfirmojmë se sot një punëtor i kompanisë së sigurimit fizik që është e kontraktuar nga NewCo Ferronikeli për shërbime të sigurisë, pas perfundimit të orarit të punës në dalje e sipër nga kompleksi, ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratë.