Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar BIK- un me rastin e festës së fiter bajramit. Osmani me këtë rast ua ka përcjellë urimet më të përzemërta besimtarëve myslimanë. “Është nder i veçantë që nga Bashkësia Islame t’i urojmë të gjithë qytetarët me fat Bajramin me shpresën që lutjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të janë pranuar dhe me urimin nga thellësia e zemrës për shëndet begati për secilën familje në secilën shtëpi”, tha Osmani. Ajo tutje tha se shpreson që fryma e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit. “Shpresoj që kjo festë por edhe i gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për secilin qytetarë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani.
Presidentja Osmani viziton Bashkësinë Islame të Kosovës

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!