Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 vjetorit të shtetësisë së Kosovës.
“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.