Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ua uroi të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin, veçanërisht ish-drejtueseve të UÇK-së në Hagë.
“Gëzuar te gjithë besimtarëve Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Pas përmbylljes së Ramazanit që simbolizon sakrificë shpresoj që këto vlera të vazhdojnë edhe në 11 muajt e tjerë, sepse janë të rëndësishëm për shoqërinë tonë. Urojmë edhe krerët e UÇK- së që janë duke u gjykuar padrejtësisht në Hagë dhe që festat e tjera t’i festojmë bashkërisht”, ka thënë kreu i PDK-së.