Ipeshkvi Dodë Gjergji uron fitër Bajramin

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji vizitoi Bashkësinë Islame, duke e  uruar myftiun Naim Tërnava me rastin e Fitër Bajramit. Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e sakrificës dhe dashurisë për Zotin, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë Ramazanit. “Kam nderin që jam këtu për të uruar festën e Bajramit. Urime, sidomos për ata që kanë agjëruar. Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë së Zotit është për t’u vlerësuar dhe Zoti sigurisht që e vlerëson. Ne të gjithë jemi vëllezër dhe të gjithë duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *