Sot në Kosovë dhe botën besimtarët e fesë islame festojnë Fitër Bajramin. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Fitër Bajramit u falë në orën 06:59 minuta. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Ai ka theksuar se feja islame angazhohet për formimin e një shoqërie të shëndoshë dhe humane, duke shtuar se nëse njeriu lufton drejt do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.
“Është një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë. Jemi bashkë në këtë ditë madhështore për të festuar Fitër Bajramin. Muaji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotshmëri”, ka thënë kryeimami Tërnava.