Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas lajmi se policia nuk është paguar për orët shtesë.
Haradinaj ka thënë se “mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor”.
“Vija e parë e sigurisë, policia jonë e jashtëzakonshme, nuk merr as atë që i takon minimalisht. Këta, në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës”, ka thënë ai.
“Këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë për shtat vetëm atyre që janë armiq të Kosovës. Nuk kemi polici për t’i përbuzur”, ka shtuar Haradinaj