Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit. Ambasadori Hargreaves e uroi Kryeministrin për njohjen nga shteti i Kenias. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë.
Kurti takon ambasadorin e Britanisë. Bisedojnë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!