Një muaj paraburgim të dyshuarit për ngacmim seksual ndaj të mitures

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit me iniciale D.LL., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ngacmim Seksual”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjykata përmes një njoftimit ka bërë të ditur se sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D. LL., në Gjakovë, në shkollën fillore “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është e ndjeshme për shkak të moshës, duke e përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës se mitur, veprime këto të cilat të dëmtuarës së mitur i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues”.

Gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe i ndikimit në prova.” – thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *