E gjuajnë me tortë kryetarin e ZRRE-së. Shenjë revolte për shtrenjtim të rrymës

Analisti Dibran Hoxha, sot ka zhvilluar një aksion simbolik rreth shtrenjtimit të rrymës, ndaj kryetarit të ZRRE-së, Ymerr Fejzullahu. Hoxha gjatë këtij aksioni, e ka goditur Fejzullahun me një torte ku shkruhej ‘‘15%’’, duke iu referuar kështu kërkesës së ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike në 15 për qind. “15% nuk kalon! No pasarán!  Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!’’, shkruhet në postimin e tij. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *