Supremja refuzon ankesën e VV- së

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë hap, Supremja i ka hapur rrugën certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj vendimit të supremes. “Gjykata Supreme sot ka marrë vendim që të hedh poshtë ankesën tonë në lidhje me procesin e votimin përmes postës. Pra, jemi në kohën kur Prokuroria fillon hetimet në lidhje me dyshimet e bazuara për këtë proces dhe Supremja që hedh poshtë ankesën mbi këto.”

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Sallahu thotë se kanë informacione që diskutimi përgjatë vendimit ka qenë “kryekëput politik dhe larg të qenit juridik e ligjor”.

“Kemi informacione nga brenda se diskutimi përgjatë vendimit në Supreme ka qenë kryekëput politik dhe larg të qenit juridik e ligjor gjë që tregon pak a shumë për natyrën e vendimit. Por, si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të ndjekim të gjitha hallkat ligjore në mënyrë që të sjellim drejtësi për këtë skemë krimi e manipulimi.”

Ai ka thënë se do të parashtrojnë kërkesë për vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit të Supremes në Kushtetuese. Sallahu ka shtuar se do të kërkojnë masë të përkohshme ndaj këtij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *