Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit 

Nga Kulla e Gllogjanit, ish- Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e intervenimit të NATO- s dhe Epopesë së Gllogjanit, tha se duke nderuar të rënët e asaj dite, nderojmë ShBA-në dhe partnerët duke mos harruar asnjëherë që NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit e Kosovën e kurorëzuan me atë që i takonte, lirinë e pavarësinë”. Haradinaj ka shtuar se “Me 24 Mars të vitit 1998, ranë tre djem të ri; Hima, Gazmendi e Agroni, por nuk u thyem! Flamurin e tyre e mbajtëm lartë, për UÇK-në çdo i rënë ishte plagë e mbështjellur me frymëzim që të mos ndalonim deri në momentin kulmor, atë ditë kur NATO në krye me SHBA dha sinjalin që Kosova po çlirohej, që lufta jonë ishte e drejtë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *