Sërish vrasje në Vushtrri. Raportohet për dy viktima

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë të hënën pasdite.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën, kanë raportuar disa media bazuar në burime. Rasti nuk është konfirmuar ende nga policia.

Portali Indeksonline shkruan se një rrugë në vendin e ngjarjes, në Stanoc, është bllokuar nga forca të mëdha policore të cilat e kanë rrethuar zonën e krimit.

Rasti ka ndodhur në një furrë buke në fshat, shkruajnë mediat bazuar në burime.

Dorasi, i cili dyshohet të ketë qenë pronar i furrës së bukës, dyshohet se fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, e më pas veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *