Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në ministrinë e Faton Pecit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas bastisjeve në zyrat e ministrisë së bujqësisë. “Qindra dosje me dyshime për korrupsion e  keqpërdorime të detyrës zyrtare janë dërguar në prokurori nga Qeveria jonë. Prokuroria asnjë veprim. Asnjë bastisje nëpër institucione pas atyre denoncimeve që i kemi bërë. Heshtje totale”. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Haxhiu thotë se prokuroria po merret me lajme të portaleve. 

“mMafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri. Portale e gazeta ka pasur tash e sa kohë, por çështja është a kishte ato kohë Prokurori?!. Përgjigjen e dimë të gjithë. Keqpërdorimet, abuzimet, e shkatërrimet e ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë.

Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël, ka shkruar Haxhiu. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *