Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar një operacion për ndalimin e një personi të dyshuar për falsifikimin e parasë. Hetimi ka filluar pas një denoncimi nga një qytetar i rajonit të Pejës, i cili kishte pranuar një shumë prej 9,000 $ ( nëntë mijë $) dollarësh amerikanë në emër të kthimit të një borxhi për shitblerje veturash.
Pas dyshimeve për autenticitetin e parave, qytetari ka raportuar rastin tek autoritetet kompetente, dhe pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar nga qyteti i Pejës, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të Parasë” sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Shuma e parave të sekuestruara është 9,000 dollarë amerikanë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Pejës është dërguar në mbajtje për 48 orë.