Osmani: Draft-Statuti për Asociacionin nuk e kalon testin e Kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani tha se gjatë takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesin e BE- së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ia kanë prezantuar vërejtjet sa i përket draft-statutit të propozuar nga BE për Asociacionin. Sipas Osmanit,  draft-statuti aktual për Asociacionin s’e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese meqë s’është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Po flasim për çështjen e draft-statutin e BE-së që unë personalisht besoj që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk janë në përputhje as me vlerat dhe normat e BE-së dhe standardet e Këshillit të Europës pastaj dhe po ashtu nuk janë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2015-ës”.

“Një draft-statut i tillë që bie ndesh me këto të tria s’ka si të hyjë në fuqi dhe as nuk besoj që do të mund të kalonte çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese, e cila që tashmë ka vendosur standarde për shumë nga këto tema të vendosura brenda draft-statutit siç janë kompetencat ekzekutive të Asociacionit e shumë çështje të tjera”, ka thënë Osmani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *