Policia ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, si prova materiale në total janë konfiskuar: një pistoletë pa municion, një pushkë gjuetie, tre qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë prej 5.37 gram, 1025 € kesh para, tri kartela bankare, dy telefona dhe vetura e tij me targa vendore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Arrestohet për posedim të kokainës

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!