Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar se Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka Organizuar një mbrëmje me ç’rast janë promovuar ushqimet tradicionale të Kosovës.

“Ky aktivitet promovoi kulturën dhe traditat tona, duke i dhënë mundësi diplomatëve nga vende të ndryshme të botës të shijojnë shije unike dhe të njohin më shumë për pasurinë e trashëgimisë sonë kulinarie”, thuhet në njoftimin e Ma asadës së Kosovës në Londër.

