Ngritet aktakuzë ndaj një shqiptari për krime lufte në Gjakovë

 Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Hetimet kanë vërtetuar se  i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë.  Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *