Presidentja Osmani në Berlin

“World Forum” mblodhi në Berlin kampionë global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 viteve rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën. Aty po merrë pjesë edhe Presidentja Osmani e cila ka thënë se “Demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk është e vetëqëndrueshme—ajo është vepër e çdo brezi, e ndërtuar dhe e forcuar ditë pas dite”. Osmani shtoi se në Kosovë, këtë e kuptojmë më së miri. “Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opcionet- është opcioni i vetëm, sepse e dijmë se çfarë sjell mungesa e saj—shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete. Prandaj, populli ynë, mbetet i palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave demokratike”, ka thënë Presidentja Osmani. Në kuadër të forumit Presidentja ka takuar shumë personalitete e në mesin e tyre edhe ish- Presidentin amerikan Clinton. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *