Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti në emër të familjes ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet me rastin e ndarjes së jetës së kryefamiljarit Haxhi Thaçi. “Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta ritakuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe se sa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurtë sesa aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit, çdo orë e minutë priste që babi të hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë. Tri orë bashkëbisedim atë ditë ju bënë tri orët më të rëndësishme të jetës së tij, një bisedë babë e bir”, tha ai.
Djali i Hashim Thaçit me fjalë emocionuese

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!