Haxhiu: Absurde mosdhënia e lejes Thaçit. Do t’i shkruaj speciales

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Specialja ia refuzoi lejen ish-presidentit Hashim Thaçi për të marre pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit të tij. Ajo paralajmeroi se për këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës ka shrkaur ministrja Haxhiu në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *