Kreu i LDK- së Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se LDK i jep përkrahje procesit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA- ve, me theks të veçantë në arritjen e njohjes së ndërsjellë. “E njoftova në veçanti edhe me pozicionin tonë për refuzimin e draft statutit të Asociacionit të pranuar nga Qeveria në largim; si dokument i autonomisë territoriale brenda Kosovës.Kërkova që BE të heq masat ndëshkuese për Kosovën, sepse të njëjtat përveçse po dëmtojnë qytetarët tanë, dëmtojnë edhe vetë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në familjen euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku takon Sorensenin. Thotë se LDK e refuzon draft statutin e Asociacionit të pranuar nga Kurti

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!