Kryeministri Kurti takoi ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Anušić

Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e vijoi me takimin me ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes. 

Kryeministri falënderoi shtetin kroat dhe ministrin Anušić për raportet e shkëlqyera dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ai u shpreh se me Kroacinë ndajmë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike si dhe pajtohemi për historinë, dhe se Kosova dhe Kroacia janë vende mike, partnere dhe aleate.

Kryeministri gjithashtu e falënderoi ministrin Anušić për marrëveshjen në mes dy ministrive të Mbrojtjes për trajnimin dhe edukimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuđman”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *