Bileta falas në trafikun urban për të gjithë qytetarët që udhëtojnë me autobus nga qytetet e tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se tani e tutje do të gjithë udhëtarët e vendeve tjera, që vijnë me autobus, biletën e tyre mund ta shfrytëzojnë në Trafikun Urban të kryeqytetit, për të udhëtuar falas.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Rama ka thënë se një vendimi hyn në fuqi qysh nga dita e sotme, 17 mars 2025. “Ky është edhe një hap tjeter i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytetit. Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri”, ka shkruar Rama në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *