Presidentja Osmani ngushëllon ish- Presidentin Thaçi për vdekjen e babait 

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Thaçi me rastin e ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit.  “Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, ka shkruar Presidentja Osmani në telegramin e ngushëllimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *