Sorensen: Dialogu është për kompromise

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pas takimit me kryeministrin Albin Kurti foli për “mënyrën se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara”. Në këtë aspekt, ai tha se “është një fillim i mirë”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

I pyetur nëse Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise në dialog, ai tha se kompromiset përcaktohen nga palët.

“Dialogu është që të pajtohemi dhe tani kompromiset përcaktohen nga palët. Por, ky është dialogu, këtë e kemi bërë që nga viti 2011”. 

Sorensen tha se në dialog si emisar special do të punojë në mënyrën e tij. Kështu u përgjigj ai kur u pyet nëse do të ndryshojë dialogu.

“Ne jemi të rinj në fakt, dhe si lehtësues  do të punojë në mënyrën time”, tha Sorensen.

Ai u pyet edhe për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë.

“Duhet të punojmë, të sigurohemi që njerëzit të shërbejnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, është përgjigjur Sorensen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *