Foda: Shanset për ndeshjen me Islandën janë 50 me 50, e rëndësishme të fitojmë lojën e parë

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka komentuar dy ndeshjet ndaj Islandës për “play-off”-in e Ligës së Kombeve, të cilat janë të rëndësishme për kalimin në Ligën B.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Dardanët grumbullohen sot dhe do të ushtrohen para ndeshjes të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa loja e kthimit do të luhet të dielën në Murcia. Foda do të duhet të përballet me mungesat e Amir Rrahmanit dhe Edon Zhegrovës për shkak të lëndimeve, por ka besim që ekipi do të jetë i gatshëm. Ai theksoi se Islanda është një kundërshtar i fortë, me shanse 50 me 50, dhe se është e rëndësishme të tregojnë intensitet dhe mendësi të fortë për të arritur fitore.