Presidentja Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Presidentja Osmani ka shkruar:

Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.

Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.

Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *