Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në protestën masive antiqeveritare të zhvilluar në Serbi.
Radio Evropa e Lirë në Serbi, ka ndarë të dhëna të bëra nga organizata Archive of Public Gatherings, e cila ka vlerësuar se në tubimin në Beograd numër i protestuesve ishte kaq i madh.Madje, ata theksojnë se ekziston mundësia që numri i atyre që kanë qenë në protestë të jetë edhe më i madh se aq.“Për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së turmës, si dhe situatave të paqarta në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, një vlerësim më i saktë nuk është i mundur,” shpjeguan ata.Ky publikim ka hedhur poshtë deklarimet e bëra nga ana e institucioneve serbe, nga të cilat është thënë se pjesëmarrës janë rreth 100 mijë protestues dhe se numri i tyre ka qenë vazhdimisht në rënie.
Për protesten e sotme në Beograd ka shkruar edhe BBC. “Arkivi i Takimeve Publike tha se 275,000-325,000 kishin marrë pjesë në protestë – “me mundësi që numri të ishte edhe më i madh”.“Për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së asamblesë, si dhe situatës së paqartë në disa pjesë të qytetit… një vlerësim më i saktë nuk është i mundur”. Mediat serbe raportojnë se 22 persona janë arrestuar dhe 56 të tjerë janë plagosur.Ndërsa protestat për kolapsin e Novi Sadit filluan me studentët, atyre u janë bashkuar taksistët, fermerët dhe avokatët.Përpara protestës së madhe, motoçikletat u ngritën jashtë Asamblesë Kombëtare, duke u përballur me traktorët që rrethonin një kamp të kundër-protestuesve pro-qeveritar. Më pas, një paradë e veteranëve ushtarakë mori një pritje emocionuese. Ata thanë se do të bëjnë arrestimin e shtetasve për këdo që sulmonte studentët. BBC