KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 15 mars në orën 16:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar orën e këtij takimi. Ai ka njoftuar se “sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite do të jetë shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.”