Konjufca: Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin euroatlantik

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka pritur në takim Ambasadorin Jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktualitetit në Kosovë e më gjerë dhe për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona.

 Kryetari Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimeve, të zhvillimit, forcimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kryekuvendari Konjufca nënvizoi se vazhdimi i mbështetjes së Irlandës për Kosovën vijon të jetë shumë i rëndësishëm dhe rikonfirmon partneritetin tonë që zhvillohet në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *