Diskutojnë për rëndësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese evropiane dhe përkrahjen në organizatat ndërkombëtare. 

 Ndër temat kryesore të diskutimit ishte nevoja për heqjen e masave të padrejta, të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke nënvizuar se heqja e tyre do të ishte një mesazh i fuqishëm për Kosovën për të kontribuar tutje në vlerat dhe vizionin e përbashkët të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *