Ku do të ndërtohet fabrika e municionit? Flet ministri Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se opsioni më i mundshëm është që fabrika e municionit të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Maqedonci në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë thotë se fabrika duhet të ndërtohet jashtë rrezes së veprimit të rrezikut.

“Për fabrikën e municionit ne po vazhdojmë që të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht që për ne është e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë dhe më e mundshmja është që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”, tha Maqedonci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *