Aksioni “Befasia”, sekuestrohen lëndë narkotike arrestohet një person

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve– Mitrovicë Jug, në kuadër të luftës kundër krimeve të organizuara dhe trafikimit të substancave narkotike, kanë kapur një sasi të narkotikëve: 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjatë kontrollit të realizuar në këtë operacion policor, janë sekuestruar:

✓ 24 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokaine, me peshë totale 7.5 gram.

✓ 6 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 68.7 gram.

✓ 4 tableta Ekstazi, me peshë totale 2.2 gram.

✓ Qese të zbrazëta, që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike në sasi të vogla.

✓ 1 telefon mobil që dyshohet të jetë përdorur për aktivitetet e paligjshme. Policia ka arrestyar edhe të dyshuarin i cili në bazë të urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, ka një dënim të formës së prerë prej 2 vitesh burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *