Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Mark Rutte, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me datat 12-14 Mars. Më 13 mars Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë vizitës së tij ai do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të administratës dhe me Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Kjo vizitë është paralajmëruar edhe në faqen zyrtare të NATO- s?
