IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës,  respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

 Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat – jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti, thuhet në komunikatën e IPK- së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *